Debate Publike mbi korrupsionin ne Universitetin e Tiranes

Po për nivelin master të studimeve, të pranishmit paraqitën problematikën e teksteve shkollore. Si baza teorike përdoren temat e kursit të studentëve të bachelor-it, apo përkthime të pakuptimta, të cilësuara prej tyre, të zhvilluar po nga nivele më të ulëta akademike. Studentët druhen të ngrenë zërin, për shkak të frikës se mund të penalizohen në notë apo kalueshmëri.

Problematika të tjera lidhen me procesin e mësimdhënies dhe infrastrukturën shkollore. Në Fakultetin e Shkencave  Sociale 100 studentë paraqitën pranë kryetarit të Këshillit Studentor ankesën kundrejt një pedagogeje, e cila vononte për orët e mësimit, ishte e papërgatitur dhe joetike. Kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa në lidhje me infrastrukturën, studentë nga Fakulteti i Filologjikut u shprehën se kanë mungesë sallash për zhvillimin e orëve mësimore dhe lajmërohen për moszhvillimin e leksioneve.

 

 

 


[1] [2]